Modeli për Financa dhe Kosto për Menaxhim me Mbeturina në Evropën Juglindore
Për qasje në Modelin për Financa dhe Kosto duhet të lidheni ose të regjistroheni
Lidhuni me Modelin për Financa dhe Kosto

Modeli për Financa dhe Kosto për Menaxhim me Mbeturina paraqet një aplikacion tabelor e bazuar në internet dhe e zhvilluar për të mbështetur autoritetet lokale dhe ndërmarrjet e tyre komunale në Evropën Juglindore të fitojnë një pasqyrë më të mirë të strukturës së tyre të menaxhimit me mbeturina. Sipas konceptit, MFK është e bazuar në aktivitete të zakonshme të menaxhimit me mbeturina siç janë mbledhja, transporti, separacioni dhe largimi. Autoriteteve lokale modeli ju ndihmon të kuptojnë kostot për secilin aktivitet në veçanti dhe mundëson menaxhim më të mirë me kosto. Modeli gjithashtu mund të shërbejë si vegël për përcaktimin dhe shqyrtimin e të dhënave të përgjithshme financiare të sistemeve për menaxhim me mbeturina të autoriteteve lokale me mundësi për të ndihmuar të caktojnë dhe zbatojnë politika drejtuar kah sigurimi i shërbimeve cilësore me çmime më të ulëta për qytetarët

Modeli për Financime dhe Kosto është përgatitur në kuadër të projektit të grupit të punës NALAS për menaxhim me mbeturina të forta, zhvillimi i Modelit për Kosto dhe Financa për Menaxhimin me Mbeturina të Forta në Evropën Juglindore me mbështetjen e fondit të hapur rajonal të GIZ për modernizim të shërbimeve komunale